Ka përfunduar faza e tretë e konkurrimit për pozicionin e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, testimi me shkrim. Nga 852 kandidatët që iu nënshtruan kësaj faze, 710 djem e vajza u shpallën fitues.
Ashtu si në dy fazat e para, edhe kjo fazë u zhvillua me transparencë të plotë, nën monitorimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Akademisë së Sigurisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Fituesit do të vazhdojnë me fazat e tjera të konkurrimit në vijim. Policia e Shtetit falënderon të gjithë kandidatët që aplikuan dhe u uron suksese fituesve në etapën e ardhshme të garës.

