Site icon Informohu siç duhet

Përfundon mbledhja në selinë rozë/ Vendimet që u morën nga Rama, fokusi zgjedhjet 2025

Përfundon mbledhja në Kryesisë së PS-së/ Vendimet që u morën nga Rama! Fokusi tek zgjedhjet 2025

Kryeministri Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne zhvilloi mbledhje me Kryesinë e Partisë Socialiste  në selinë rozë.

Raportohet se gjatë takimit është diskutuar mbi organizimin e zgjedhjeve parlamentare, që do të zhvillohen më 11 Maj 2025.

Bëhet me dije se në mbledhje u mor vendimi për caktimin e Blendi Klosit si drejtues politik i Qarkut Dibër, pas largimit të ministit Blendi Gonxhe, i cili do të marrë në dorë organizmin e fushatës elektorale në qarkun Tiranë.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është caktuar drejtues qarku në Vlorë, ku do të bashkëpunojë me Bledi Çuçin për organizmin e zgjedhjeve në strukturat e PS-së./Radar.al 

 

Exit mobile version