Site icon Informohu siç duhet

Përfundon mandati i Vjosa Osmanit, detyra i kalon përkohësisht Albulena Haxhiut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i përfundon sot mandati, duke i hapur rrugë kalimit të përkohshëm të detyrës tek kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes, në orën 16:00.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente më 4 prill 2021, gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku në raundin e tretë siguroi 71 vota “pro”.

Procesi i votimit kaloi në tre raunde. Në dy raundet e para, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave, ndërsa në raundin e tretë, nga 82 deputetë që votuan, 71 mbështetën Osmanin, ndërsa 11 vota rezultuan të pavlefshme. Kandidati tjetër, Nasuf Bejta, nuk mori asnjë votë.

Pas zgjedhjes, Osmani bëri betimin para deputetëve të Kuvendit, ndërsa ceremonia u mbyll me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës.



Exit mobile version