TIRANË– Shërbimi zjarrfikës ka përfunduar ekspertizën për zjarrin e datës 14 Prill në Tiranë dhe ja dorëzon rezultatet Prokurorisë.
Sipas burimeve mësohet se shërbimi zjarrfikës konkluzon që shkak i zjarrit janë faktorë të jashtëm (që do të thotë nuk është neglizhenca e shërbimit aty, as shkëndija elektrike dhe as bombël).
Vatra e zjarrit është karroca dhe nga pamjet është e dukshme që zjarri nis tek mbeturinat vetëm pesë sekonda mbasi largohen fëmijët./Radar.al

