Site icon Informohu siç duhet

Përfundojnë pa sukses negociatat me Iranin, Vance: Kthehemi pa marrëveshje

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, konfirmoi se negociatat maratonë me Iranin në Islamabad kanë përfunduar pa një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, pas 21 orësh diskutime intensive mes palëve. 

“Lajmi i mirë është se patëm diskutime thelbësore me iranianët. Lajmi i keq është se nuk arritëm një marrëveshje”, deklaroi Vance, duke shtuar se delegacioni amerikan po kthehet në Uashington me atë që e quajti “oferta përfundimtare dhe më e mirë” për Teheranin. 

Sipas tij, pika kryesore e ngërçit mbetet refuzimi i Iranit për të pranuar kushtet amerikane mbi programin bërthamor, ndërsa SHBA këmbëngul se ka treguar fleksibilitet gjatë gjithë procesit. Vance theksoi se tani topi mbetet në fushën e Teheranit për të vendosur nëse do ta pranojë propozimin amerikan. 

Dështimi i këtyre bisedimeve rrit pasigurinë për armëpushimin e brishtë dhe mund të shtojë tensionet në rajon, sidomos për çështjen e Ngushticës së Hormuzit dhe sigurinë energjetike globale

Exit mobile version