Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Përfundoi në burg në Gjermani/ Akili rrëfen: Familja nuk e dinte a isha gjallë

    June 1, 2025
    Përfundoi në burg në Gjermani/ Akili rrëfen: Familja nuk e dinte a isha gjallë

    Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i kujtoi i përlotur. Ai u shpreh se ka qenë një shtysë e tij që familja të emigronte drejt Gjermanisë, por atje janë përballur me një realitet të hidhur.

    “Mua më patën futur për piano dhe duke u rritur po shtohej nevoja, në ato kushte që ishim po vështirësohej. Nuk po e ndihmoja familjen aq sa duhej dhe nuk doja të ktheheshim në atë gjendje të vështirësive ekonomike. Mora para borxh dhe në moshën 16-vjeçare ika për tre ditë. Në tre ditë bëmë edhe pasaportat e familjarëve dhe ikëm. Përfunduam në një kamp në Gjermani, kushtet ishin të tmerrshme, vidhja edhe bukë në kamp.

    Ishte shumë e vështirë. Atje kishim një racion të mirë në ditë, por ishte një. Unë kam pas një çantë krahu dhe atje kishte sportele ku merrej buka, shkoja tek njëri merrja bukën dhe shkoja tek tjetri për të marrë sa më shumë bukë. Sa e shihja që largoheshin shkoja merrja bukën e fusja në çantë. Thoja ku dreqin e solla familjen. Nuk flija, kisha frikë. Ndjehesha shumë fajtor, kisha motrat mamin dhe babin aty.

    Ata më kanë besuar dhe besojnë ende sot. Kjo zgjati për një muaj dhe më pas jeta jonë ndryshoi. U largova sërish drejt Gjermanisë, vetëm në moshën 21-vjeçare. Ndenja tre muaj pas hekurave. Më kapi policia sepse nuk isha kthyer brenda tre muajsh në Shqipëri, më kanë mbajtur po aq muaj brenda.

    Vështirësia kanë qenë vetëm katër ditët e para sepse më izoluan brenda një dhome të errët me një dritare shumë të vogël. Për katër ditë babi im nuk e ka ditur nëse jam gjallë apo jo. Babai po më kërkonte, atje më rrinte truri. Më pas gjej një adresë, i kërkoj, dhe i shkruaj në Facebook, babit”, tha Akili.

    Aktori i Portokallisë Akil Varfi rrëfen disa nga vitet më të vështira në jetën e tij
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.