Mesditën e sotme ka shpërthyer një zjarr në zonën e “Astirit” në Tiranë, në një nga apartamentet e një pallati të ndodhur pranë zyrës postare.
Flakët përfshinë banesën duke shkaktuar panik dhe shqetësim mes banorëve të zonës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë tym të dendur që del nga ndërtesa, ndërsa forcat zjarrfikëse u paraqitën për të neutralizuar flakët.
Shkaqet e zjarrit nuk janë konfirmuar ende, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.


