Një nga katedralet më të bukura të Francës është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për incidentin në katedralen gotike të Rouen në Normandi e bëri të ditur vetë kryebashkiaku, i cili nuk dha shkaqet e kësaj ngjarje.
Ndërtesa u pikturua disa herë nga piktori shumë i njohur Claude Monet në shekullin e 19-të.
Personat në katedrale janë evakuuar dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës .
Imazhet e kapura nga mediat franceze tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që ngrihej nga maja e ndërtesës.
Kjo skenë shumë francezëve u kujto zjarrin shkatërrues që përsfhiu katedralen Notre-Dame në Paris në vitin 2019.