Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kylie Jenner bën gjestin e shëmtuar ndaj fotografëve

    Ministri i Financave prezanton pr.buxhetin 2026 në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

    Imami Leonard Çela: Ligji i barazisë zhbën bërthamën familjare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përfituan duke mashtruar, Prokuroria e Korçës kërkon pezullimin e 4 zyrtarëve të lartë (Emrat)

    July 9, 2024
    Përfituan duke mashtruar, Prokuroria e Korçës kërkon pezullimin e 4 zyrtarëve të lartë (Emrat)

    KORÇË– Ditën e sotme Prokuroria e Korçës ka kërkuar pezullimin e 4 zyrtarëve të Bashkisë së Devollit, pasi është zbuluar nga hetimet se kanë shpërdoruar detyrën përmes mashtrimit.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë kërkoi pezullimin nga detyra të katër zyrtarëve të Bashkisë së Devollit, shtetasit G.K., A.C., K.M., dhe E.M. nën hetim për Veprat Penale ‘Shpërdorim Detyre’ dhe Falsifikim të dokumenteve’ parashikuar nga nenet  248 dhe 186 të Kodit Penal.

    Në kuadër të hetimeve të kallëzimit penal nr.577 të vitit 2023 rezultoi se personat në fjalë kanë kryer procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë. Por pasi është shpallur fituesi ndaj të kallëzuarve është ngritur akuza se kanë kryer në mënyrë fiktive si procedurën e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve, ashtu edhe daljen e tyre nga magazinimi dhe përdorimi për punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë. Kallëzuesi pretendon se nuk është blerë asnjë mall.

    Gjatë hetimeve të prokurorisë, nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi. Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi.

    Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në konkluzionin se punonjësit e bashkisë së Devollit, shtetasit:

    G.K. – Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative;

    A.C. – Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike;

    K.M. – Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike; dhe

    E.M. – Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar.

    kanë konsumuar veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe Falsifikimi i dokumenteve’.

    Hetimi provoi se akti i marrjes në dorëzim të materialeve më 21.09.2022 nuk pasqyron dorëzimin faktik të të gjitha materialeve. Në këtë kuptim, sipas organit të akuzës personat duhet të mbajnë përgjegjësi penale për veprat e mësipërme. Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, gjykata vendosi pezullimin nga detyra të punonjësve të bashkisë.

    4 zyrtarë Bashkia devoll Prokuroria e Korçës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kylie Jenner bën gjestin e shëmtuar ndaj fotografëve

    November 10, 2025

    Ministri i Financave prezanton pr.buxhetin 2026 në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

    November 10, 2025

    Imami Leonard Çela: Ligji i barazisë zhbën bërthamën familjare

    November 10, 2025

    Zgjedhjet e pjesshme/ Reagon kryeministri Rama, uron kryebashkiakët e rinj: 5 Bashki, 5 fitore

    November 10, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2025

    Mos jini kategorik dhe të prerë/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.