Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision, Antigoni, nuk i mbajti emocionet pas përfundimit të festivalit, teksa shprehu zhgënjimin për rezultatin e arritur në garë.
Artistja u përlot para mediave, duke treguar se kishte shpresuar t’i siguronte Qipros një renditje më të mirë në konkursin europian të muzikës.
“Doja shumë të arrija diçka më të madhe për vendin tonë. E dëshiroja me gjithë zemër dhe më vjen keq që nuk ndodhi”, u shpreh ajo mes emocionesh.
Fotoreporterët dhe të pranishmit i shprehën mbështetjen dhe krenarinë për performancën e saj, ndërsa këngëtarja i falënderoi për fjalët inkurajuese.
Megjithatë, ajo theksoi se mbetet mirënjohëse për eksperiencën në skenën e Eurovisionit.
“Jam e lumtur që jetova ëndrrën time. Më pëlqen të këndoj dhe jam krenare për ekipin tim, balerinët dhe të gjithë ata që më mbështetën. Sigurisht që doja një rezultat më të fortë, por është në rregull”, tha ajo.
Kur u pyet nëse e konsideronte rezultatin një dështim, artistja pranoi se ndihej disi e zhgënjyer, pasi kishte dëshiruar të përfaqësonte sa më mirë Qipron.
Jalla ishte kënga me të cilën ajo konkurroi në Eurovision Song Contest 2025. Performanca energjike dhe koreografia tërhoqën vëmendjen e publikut, por në fund Qiproja u rendit në vendin e 19-të me 75 pikë.
ovo me pogodilo ko da su mi preci sa kipra pic.twitter.com/qk65HkrqIT
— možda spava (@mozdanespava) May 18, 2026


