Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    “Perëndia i madhërishëm Pan”/ Botohet në shqip kryevepra klasike e misterit dhe horrorit

    April 19, 2025
    “Perëndia i madhërishëm Pan”/ Botohet në shqip kryevepra klasike e misterit dhe horrorit

    Nëse keni dëgjuar për “Drakulën” e Bram Stokerit apo horrorin e botëve fantastike të H. P Lovecraft, duhet të dini se para tyre ka ekzistuar “Perëndia i madhërishëm Pan” – kryevepra e jashtëzakonshme e shkrimtarit anglez, Arthur Machen, e cila sot cilësohet si një gur themeli i horrorit modern, me ndikim të thellë në letërsi dhe kinematografi.

    E botuar në vitin 1894, “Perëndia i Madhërishëm Pan” është një prej veprave më të frikshme dhe enigmatike të fund shekullit XIX. Ajo vjen për herë të parë në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Arka e Noes” dhe përkthimin e Renato Kalemit. Një roman i shkurtër për adhuruesit e letërsisë gotike dhe misterit të errët, autori i së cilës është paragjykuar për një kohë të gjatë për natyrën e tij të “pashpjegueshme”.

    Kur frika vjen nga e padukshmja

    Rrëfimi i pazakontë i Arthur Machen nis me një eksperiment “shkencor” nga një doktor jo edhe aq konvencional, i cili synon të hapë perceptimet e një gruaje ndaj botës shpirtërore, duke i lejuar asaj “të shohë Pan-in” – një simbol i lashtë i natyrës së egër, instinktit dhe fuqive të pavetëdijshme. Por, ky “shikim” hap një derë që nuk mbyllet më, duke nisur një zinxhir ngjarjesh të errëta që përfshijnë vetë Londrën e shek. XIX.

    Arthur Machen krijon një atmosferë ku e mbinatyrshmja nuk është e largët, por gjendet gjithnjë pranë nesh, në një realitet paralel që e ndjejmë, por nuk mund ta përkufizojmë.

    Nga tabutë viktoriane tek tmerri modern

    Në kohën kur u botua, “Pan”-i u kritikua për “imoralitet” dhe “ekscentrizëm”. Megjithatë, ishte pikërisht kjo thyerje e tabuve që e bëri librin aq të fuqishëm. Machen sfidon besimin në racionalitetin absolut të epokës viktoriane dhe na vendos përballë një ideje tronditëse: ekzistojnë gjëra që nuk duhen ditur.

    H. P Lovecraft, Stephen King dhe trashëgimia letrare

    “Perëndia i madhërishëm Pan” u përqafua me admirim nga figura të mëdha të horrorit. H.P. Lovecraft, babai i horrorit kozmik, jo vetëm që u ndikua nga temat që trajton vepra, por edhe nga mënyra sesi Machen i la misteret të qëndronin të pazgjidhura – një teknikë që e bëri horrorin më psikologjik, më universal.

    Legjenda e horrorit modern, Stephen King, e përmend Machen-in si një autor “shumë të nënvlerësuar” dhe e cilëson “Perëndinë e madhërishme Pan” si një vepër që ndikon në rrënjë, duke i zgjuar lexuesit frikën primitive ndaj së panjohurës. Ai e cilëson veprën si “një nga historitë më të mira të horrorit të shkruara ndonjëherë. Ndoshta më e mira në gjuhën angleze”.

    Një frymëzim për kinemanë dhe kulturën moderne

    Fuqia simbolike e Pan-it – si përfaqësues i natyrës së pakontrollueshme dhe të errët – ka lënë gjurmë të thella në kulturën popullore. Filma si “The ëicker Man”, “Midsommar”, “The Ritual”, si dhe seriale si “True Detective”, huazojnë atmosferën rituale dhe konceptin e “forcave të lashta që veprojnë në heshtje”. Për më tepër, tema e eksperimenteve mendore dhe hapjes së dyerve drejt të panjohurës është eksploruar në filmat “Flatliners”, “Jacob’s Ladder”, madje edhe në universin e serialit “Stranger Things”, duke treguar se ndikimi i Machen shkon përtej zhanrit letrar.

    Pse është i rëndësishëm sot?

    Në një botë ku e vërteta matet me logjikë dhe teknologji, Machen na kujton se ekziston një dimension tjetër i realitetit që nuk përmblidhet dot me shkencë. “Perëndia i madhërishëm Pan” është më shumë se një tregim horror; është një reflektim filozofik mbi dijen, të panjohurën dhe çmendurinë që vjen kur përpiqemi ta kontrollojmë.

    Nëse doni një histori që ju mbërthen jo për shkak të gjakut, por për shkak të ideve dhe frikës ekzistenciale, atëherë ky libër është për ju. Siç paralajmëron Machen përmes rrëfimeve të errëta të personazheve të tij: nganjëherë, njohja është një barrë më e rëndë se injoranca.

    Pjesë e shkëputur nga libri:

    “Ishte një natë vere dhe lugina ngjasonte pak a shumë si tani. Po qëndroja këtu dhe, përpara meje, vështrova humnerën e paimagjinueshme, të papërshkrueshme me fjalë, që u hap midis dy botëve, botës së materies dhe botës së shpirtit. Pashë humbëtirën e thellë e të pafundme që zgjatej përpara meje dhe, në atë çast, një urë drite kërceu nga toka në bregun e së panjohurës dhe humnera u kapërcye.

    Për një çast u gjend ballë për ballë me një prani, e cila nuk ishte as njeri, as kafshë, as e gjallë, as e vdekur, por të gjitha këto bashkë, forma e gjithçkaje e, megjithatë, e paformë. Dhe, në atë çast, kungata e trupit dhe e shpirtit u shkri dhe një zë u duk sikur klithi: “Eja, ikim që këtej”. E mandej, erdh’ errësira nga përtej yjeve, terri i përjetshëm.”

    LEXO EDHE: 

    Olsi Bylyku festoi ditëlindjen. Ja surpriza e veçantë që i bëri e dashura gazetare

    Tragjedi për Pashkë/ E reja dërgon vezë të helmuara për familjen e ishit. Vd*s 7-vjeçari

    Botohet në shqip kryevepra klasike e misterit dhe horrorit Perëndia i madhërishëm Pan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    April 12, 2026

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    April 12, 2026

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    April 12, 2026

    “O maniak”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Selin, banori: Një vajzë që…

    April 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 10 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.