Agronomi Zef Gjeta thotë se shqiptarët i besojnë shumë artikujve që qarkullojnë në internet, të cilat nuk janë të vërtetuara as nga mjek as nga farmacistë.
“Në internet gjen artikuj të paimagjinueshme, dhe kënaqesh ndonjëherë thua e gjeta zgjidhjen, por ato janë të pavërtetuara nga mjeku apo farmacistja. Shiko se çohet njeriu lexon që të hash qepë me një copë dhe gjen zgjidhjen”, shton ai
Gjeta tha edhe se një lugë mjaltë nuk të shëron kur je sëmurë, por duhet të konsumohet prej kohësh.
“Trupi ynë duhet të jetë i përgatitur, të ham shëndetshëm. Një lug mjaltë nuk të shëron kur jeni sëmur, duhet prej kohësh. Ajo që më shqetëson mua shumë është se shqiptarët bazohen shumë tek fjalitë si “kisha unë një gocë xhaxhi mori këtë ilaç ishte shumë i mirë”, edhe ti si person do rrish gjithë natën deri sa të gjesh ilaçin. Jo kjo është gabim”, tha agronom Gjeta.