Ish- trajneri i “The Voice of Holland”, 42-vjeçar Ali B, është dënuar me dy vjet burg nga një gjykatë në Hollandë për përdhunim.
Pavarësisht kundërshtimeve dhe mohimit të akuzave ai u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje të njohur si “Naomi” në vitin 2018. Reperi i njohur i akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale, do të apelojë kundër dënimit, është shprehur avokati i tij.
Ali B u akuzua gjithashtu nga një konkurrente në “The Voice” se e ka përkëdhelur me forcë, i ka prekur organet gjenitale dhe ka kryer akte seksuale ndaj saj.
Prokurorët i konsideruan të besueshme pretendimet e gruas, gjykata holandeze hoqi dorë nga akuzat për mungesë provash, shkruajnë mediat e huaja.