Në diskutimet brenda grupimit “Basha-Alibeaj” janë shfaqur disa ide, përfshirë krijimin e një partie të re, ankimimin e vendimit të Apelit, ose ndarjen e secilit për të vazhduar më vete. Basha deklaroi se do të ankohet ndaj vendimit, me shpresën se do të rikthejë vulën e Partisë Demokratike.
Megjithatë, një pjesë e anëtarëve të Kryesisë, deputetëve dhe Këshillit Kombëtar nuk janë dakord me Bashën, duke e votëbesuar atë më 29 korrik 2023, për të drejtuar PD-në zyrtare. Kjo ka çuar në një përçarje të re brenda grupit Basha.
Deputetët Enkelejd Alibeaj, Edvin Kulluri, Roland Bejko, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj dhe Gjergj Hani po mendojnë të krijojnë një parti të re, një lëvizje që Basha nuk e mbështet. Ish-bashkëpunëtorët kritikojnë Bashën për mungesë ndryshimi dhe mospranimin e krijimit të një partie të re.
Fatbardh Kadilli dhe të tjerë pritet t’i bashkohen kësaj partie të re me Alibeaj, e cila do të quhet “IDE” – Iniciativa e Demokratëve Euroatlantike, dhe do të drejtohet nga një organ kolegjial në zgjedhjet e vitit 2025.