Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘Përballoi me forcë e dinjitet sëmundjen e rëndë’- Bamir Topi: V*ekja e tërhoqi Benin pa mëshirë…

    December 3, 2024

    Ndarja nga jeta e Arben Tafaj, kreu i shoqatës “Tirana” dhe ish- kandidat për bashkinë e kryeqytetit, ka shkaktuar trishtim të madh tek rrethi i politikës, miq e ish kolegë.

    Miku i tij, ish-presidenti Bamir Topi, ka reaguar pas lajmit të trishtë, duke thënë se ai ishte një dëshmitar se si politika djallëzore e mosmirënjohëse e la komunitetin mikpritës gati pa përfaqësim.

    Reagimi i plotë:

    IKJA E BEFTË E NJË MIKU

    Një telefonatë e pazakontë herët në agim, lajmeronte ikjen e papritur nga jeta të Ben Tafajt, shokut e mikut tim qysh nga fëmijëria.

    Pas përballimit me shumë forcë e dinjitet të një sëmundje të rëndë të vitit që kaloi, vdekja e tërhoqi pa mëshirë aksidentalisht në mjediset e shtëpisë së tij, në malin e DAJTIT që sikurse i thonim njëri-tjetrit, mbetet për tiranasit simbolika autentike e origjinës sonë dhe frymëzim i shpirtit për çdo ditë që jetojmë.

    Familja humbi njeriun e shtrenjtë, bashkëshortja njeriun e jetës, fëmijët babain e udhëheqësin shpirtëror në jetë, motra e vëllai njeriun e gjakut të tyre, duke krijuar një boshllëk të madh.

    Tirona, humbi djalin e urtë e fisnik i cili punoi e u mundua shumë për ruajtjen e promovimin e vlerave të qytetit ku lindi, jetoi dhe që e donte shumë.

    Qytetaria e Tironës humbi përfaqësuesin dinjitoz e të palodhur, pjesëmarres aktiv si intelektual por dhe si Kryetar afatgjatë i Shoqatës Tirana, i cili u përfshi në jetën politike të kryeqytetit me përkushtim për të përfaqësuar atë që nuk e përfaqësonin kurrsesi kolegët e tij, pasi askush si ai nuk mund ta donte e të ndjente më shume atë.

    Arben Tafaj ishte dhe do të kujtohet si një përfaqësues autokton i një komuniteti fisnik që ka pritur kurdoherë banorë të rinj nga viset e Shqipërisë, e pikërisht sëbashku me ata ka punuar për të ndërtuar ura komunikimi njerëzor në gjurmët e të parëve të Tiranës, por ai ishte edhe dëshmitar sesi politika djallëzore e mosmirënjohëse e la komunitetin mikpritës gati pa përfaqësim.

    Për këtë arsye atij iu desh të punojë shumë për të mbajtur gjallë traditën dhe historinë e trevës si individ dhe Kryetar i Shoqatës Tirana me të cilën ai ishte i lidhur në mënyrë organike.

    Ikja pa kthim e Benit drejt një bote tjetër natyrisht le edhe pengje, në kohën kur marrëdhëniet njerëzore janë dobësuar apo tjetërsuar ndjeshëm vitet e fundit, marrëdhënie për të cilat punoi fort për një mjedis më të shëndetshëm shoqëror.

    Vdekja e zezë për çdo njeri nuk dihet se si vjen e në çfarë rrethanash ndodh. Ndonëse aksidentale dhe e pabesë, ajo e mori Benin tonë në hapësirat e shtëpisë së tij “pa shqetësuar” njeri.

    Tirana, familja e shoqëria e gjerë që ai ndërtoi do ta kujtojnë me respekt e mirënjohje Arbenin.

    Qoftë i parajsës!

    Bamir TOPI

    Arben Tafaj Bamir Topi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    April 16, 2026

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    April 16, 2026

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    April 16, 2026

    Dëm më shumë se 50 mln euro/ Prokuroria zbardh skemën: Si funksiononin mashtrimet me call center-at

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.