Nga e diela e 5 Janarit, Heidi Baçi nisi një rrugëtim të ri në ekranin e Top Channel si prezantuesja e Big Brother Vip Fun Club. Opinionistët që e shoqërojnë në këtë rrugëtim janë Ronaldo Sharka dhe Shqipe Hysenaj.
Por teksa në puntatën e parë Heidi i quajti ngacmues opinionistët e Fan Club, ata i thanë mendimet e tyre për të sot në Wake Up.
Shqipja tha se si hera e parë e Heidit, ishte goxha mirë.
Ndërsa Ronaldo Sharka zgjodhi të bëjë interesantin duke e shmangur fillimisht pyetjen e Blendi Salajt. Kur radha për të folur i erdhi atij ai kërkoi të ngrihej zëri i kufjeve, më pas pyeti moderatoret si janë dhe tha “më thoni”, shkruan Radar.al.
Për Heidin ishte pyetja e Blendit, ia ktheu Neada Mucaj.
“Mirë, mbetet për tu parë rrugës”, u përgjigj thatë Ronaldo. Pritet të shihet si do jetë marrëdhënia e tyre në vijim teksa kjo intervistë tregoi se Ronaldo nuk e ka me qejf Heidin, shkruan Radar.al.
Kujtojmë se ishte kjo e fundit që në puntatën e parë e pyeti Ronaldon: Nëse do e dije se do më kishe përballë duke bërë këtë punë të dy do i bëje ato komente që ke bërë për mua në BBV?
Ndërsa Ronaldo i tha se ai thjesht ka komentuar historinë e saj të dashurisë me Romeon./Radar.al

