Ndeshja Angli-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 Mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Për këtë përballje, ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.
Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, bën me dije se janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë.

