Aktorja e njohur shqiptare Julia Ilirjani së fundmi është zbuluar se do të kandidojë në zgjedhjet e 11 Majit krah Sali Berishës.
Më tej zbulohet se Ilirjani do të jetë pjesë e PD në Qarkun e Tiranës. Listë e cila udhëhiqet nga kryedmokrati Berisha.
Lajmin e papritur e bëri publik kushëriri i aktores njëkohësisht dhe biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani.
Kujtojmë se PD publikoi listat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet pasditen e sotme në mbledhjen e Kryesisë.

