Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Për një lëkurë më të butë, mjekët sugjerojnë kurën me qumësht

    November 9, 2024
    Për një lëkurë më të butë, mjekët sugjerojnë kurën me qumësht

    Lëkura, qoftë ajo e duarve apo e pjesëve të tjera të trupit, në shumë njerëz ka tendencën për t’u tharë si pasojë e ndikimeve të shumta si nga jashtë ashtu edhe nga brenda organizmit.

    Kjo vlen veçanërisht për duart pasi janë kontakti i parë me shumicën e veprimtarive të përditshme.

    Sa herë prekni diçka, lani duart, enët, rrobat apo i dezinfektoni ato me kimikate, krijoni një gjendje në këtë pjesë të trupit që me siguri do të çojë në tharjen tej mase të lëkurës.

    Thuhet se duart janë treguesi i vërtetë i moshës dhe kjo është një arsye për t’u kujdesur gjithnjë për to.

    Gjithashtu lëkura shumë e thatë, e ashpër dhe e çarë është një bezdisje dhe problem për këdo.

    Në këto raste vijnë në ndihmë kremrat zbutës, por AgroWeb ju sugjeron një mënyrë akoma dhe më të lehtë e natyrale.

    Për duar të buta ju mjafton të përdorni qumësht dhe do të shihni rezultate të mrekullueshme.

    Kura me qumësht

    Për të përgatitur këtë trajtim ju duhen shumë pak përbërës dhe kohë e më pas mund të përdoret nga kushdo.

    Si fillim hidhni dy gota qumësht në një enë dhe ngroheni për 40-45 sekonda në mikrovalë.

    Këtë proces mund ta kryeni edhe në një tenxhere në zjarrin e furrës, mjafton që qumështi në fund të jetë i ngrohtë.

    Për këtë kurë sigurohuni që të përdorni qumësht me yndyrë në mënyrë që të hidratoni plotësisht lëkurën.

    Pra kur qumështi të jetë ngrohur, merrni enën dhe zhysni të dyja duart në të.

    E mira është që duart të mbulohen plotësisht nga qumështi dhe mbajini në atë mënyrë për 15 minuta.

    Në fund të këtij trajtimi lajini duart me ujë të ftohtë dhe thajini me një peshqir të butë.

    Në varësi të gjendjes së duarve dhe dëshirës tuaj tek qumështi mund të shtoni dhe 2-3 lugë mjaltë në mënyrë që të siguroni hidratim më të plotë.

    Këshilla e vetme është që të bëni kujdes me nxehtësinë e qumështit, në mënyrë që të mos rrezikoni djegien apo acarimin e mëtejshëm të lëkurës.

    Këtë trajtim mund ta bëni një herë në javë dhe duart tuaja do duken më të shëndetshme.

    kura me qumesht Lëkura
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.