Siç ju kemi bërë me dije, banori më i fundit i “BBVK” është ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Karteshi.
Ju kujtojmë se Drenusha ka folur haptazi për dhunën që ka përjetuar gjatë martesës, duke ndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke u pajisur me një urdhër mbrojtjeje ndaj Atikës, në mënyrë që të ketë siguri si ndaj saj ashtu dhe ndaj fëmijëve.
Gjatë ditës së sotme Atilla iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të banorëve, e një prej tyre se përse zgjodhi të ishte pjesë e ‘BBVK’.
Biseda mes banorëve:
Vullneti: Motivi? Motivi që ke hyrë këtu? Se janë dy-tri motive që po më bien ndërmend mua.
Atilla: Ndoshta kam ardhur vetëm për famë.
Vullneti: Për famë? Ti je tashmë je i famshëm. I famshëm për gjëra që nuk janë në rregull.
Atilla: Po thua? Cilat?
Gresa : Atillës: Pse hyre si kapadai, mënyra se si hyre tregoi shumë
Vullneti: Akuzat e Drenushës ndaj teje. Ai ke pa faktet që i ka paraqitur ajo. Faktet që janë krejt nëpër media.
Atilla: A i ke pa ti, shpjegomi si i sheh ti ato?
Vullneti: Ajo gjuha që përdoret nëpër mesazhe a? Dhunë psikologjike. S’guxojmë t’i përdorim fjalët që janë përdorur aty në mesazhe.
Atilla: Puna e procesit gjyqësor, nuk diskutohen disa gjëra. Ka botë edhe mas spektaklit, kështu që…

