Site icon Informohu siç duhet

‘Për Danjën u bëra xheloz’/ Klajdi befason me deklaratat e tij, pasi shprehu se Xumi i zuri radhën për Eglin

Pasi tha se kishte marrë kohën e tij për të studiuar banorët e BBVA, Klajdi Musabelliu mesa duket ka kuptuar se si duhet të futet në lojë.

Pasi shprehu se ia kishte zënë radhën Xumi për të shprehur pëlqimin e tij ndaj Eglit, pasi deklaroi se ka qenë i dashuruar me Elvana Gjatën kur kanë marrë pjesë në Ethet e së premtes mbrëma, një tjetër deklaratë e fortë është bërë prej tij.

Gjatë një bisede me G-Banin, në një moment Klajdi ka treguar se ka ftuar disa herë Danjën për të pirë kafe, por modelja e ka refuzuar. Ai shtoi se pavarwsisht kësaj, nuk i ka mbajtur inat.

Pjesë nga biseda:

G-Bani: O vëlla kur dikush të prezantohet parimor, të lutem mos e ndrysho. Ok e kuptoj me një njeri, e kuptoj që zgjedh një njeri të cilin unë e konsideroj…

Klajdi: E ke zgjedhur ti pra.

G-Bani: Jo, jo. Kur ti më refuzon miqësinë, ose aleancën, ose afrimitetin

Klajdi: E kam ftuar për shembull, po marr një krahasim pa lidhje, tre herë e kam ftuar Danjën për kafe, asnjëherë nuk më ka pranuar. Nuk i mbajta inat, për atë Zot. E di ku i mbajta inat Danjës? U bëra xheloz?

Natën që kalova nominimin, as më tha urime për fasadë, qau për Bernardin. Aty jam ndjerë shumë xheloz. Të paktën për fasadë se unë as nuk isha zënë më të. Për shembull me Bonën bëmë sherr në drekë dhe nuk folëm në darkë, ok, normale, se kisha inatin, mbajta qëndrimin. Kurse me Danjën nuk isha zënë dhe ia thashë në sy.

Exit mobile version