TIRANË– Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”. Opinionisti, Arbër Hajdari teksa ka qenë i ftuar në Top Albania Radio, ku u pyet drejtpërdrejt për emrin e fituesit të mundshëm, zgjodhi të mos jepte një emër.
Gjatë bisedës, moderatori Salsano Rrapi e vendosi në “sprovë” opinionistin me pyetjen: “Kush e fiton Big-un?”, duke pritur një përgjigje mes finalistëve që po dominojnë lojën këtë sezon.
Arbri zgjodhi ta anashkalojë seriozisht pyetjen, duke sjellë një moment humori në studio.
Ai përmendi me batutë emrin e koleges së tij në panel, opinionistes Monika Kryemadhi, duke thënë: Monika.
Një përgjigje kjo që shkaktoi të qeshura të menjëhershme mes të pranishmëve./Radar.al

