Tensione të forta janë regjistruar mes Mirit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pas përplasjeve të vazhdueshme për Selin.
Gjatë një debati të ashpër, Gimbo iu drejtua Mirit me fjalën “pedofil”, deklaratë që shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë. Në prime-in e fundit, ai kërkoi ndjesë publike, duke thënë se kishte përdorur një fjalor të papërshtatshëm në moment nervozizmi.
“Më vjen keq për fjalorin që kam përdorur. Ndoshta kam qenë i nxehur. Ndoshta nuk ishte fjala e duhur. I kërkoj falje Mirit”, u shpreh Gimbo, duke shtuar se kishte dashur të theksonte faktin që Miri ka familje jashtë dhe se situata me Selinën mund të perceptohej ndryshe.
Por Miri e refuzoi faljen, duke e konsideruar deklaratën të qëllimshme për ta provokuar. “Faljen nuk ta pranoj kurrë për këtë gjë, sepse e ke thënë me qëllim që të dal nga vetja dhe të reagoj. A e di çfarë komenti ke bërë dhe sa ke treguar për veten?”, tha ai.
Debati u përfshi edhe nga moderatori Ledion Liço, i cili vuri në dukje se Miri kishte reaguar më ashpër në këtë rast krahasuar me situata të tjera brenda shtëpisë.
Nga ana e saj, Selin e cilësoi situatën “qesharake”, duke theksuar se fjala e përdorur nga Gimbo ishte e gabuar dhe se ai ishte këshilluar për këtë edhe nga banorët e tjerë.
Sa i përket pretendimeve për shikime apo afrimitet, Miri sqaroi se Selinën e kishte admiruar për mënyrën se si shprehej dhe reagonte në debat. “Sa për shikimet, Selinën e admiroja për mënyrën sesi përgjigjej”, tha ai, duke përmendur edhe një episod në dush, për të cilin sipas tij kishte pasur një bisedë të drejtpërdrejtë mes tyre.
Përplasja mes dy banorëve ka ndezur sërish atmosferën në shtëpi, duke e kthyer marrëdhënien e tyre në një nga temat më të diskutuara të momentit.


