Site icon Informohu siç duhet

Pensionet e reja, miratohet indeksimi 6.4% i bazës së vlerësuar nga 2026

Ndryshon bonusi i fundivitit për pensionistët. Këto kategori do të përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar koeficientin e ri të indeksimit prej 6.4% për bazën e vlerësuar të vitit 2024, i cili do të përdoret në llogaritjen e pensioneve të reja.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, i propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikon që ky indeksim të aplikohet mbi bazën e kontributeve dhe rivlerësimeve të derdhura deri në vitin 2024.

Ky koeficient do të merret në konsideratë për përllogaritjen e pensioneve për qytetarët që do të dalin në pension nga 1 janari 2026 e në vazhdim. Ai synon të përafrojë më mirë masën e pensionit me kontributet e paguara gjatë viteve të punës.

Sipas vendimit, baza e indeksuar nuk mund të kalojë kufijtë e përcaktuar ligjorë, përkatësisht trefishin e pagës minimale për periudhën 1994–2001 dhe pagën maksimale për vitet pas 2002.

Nga ky ndryshim pritet të përfitojnë rreth 40 mijë persona që do të aplikojnë për pension të ri nga viti 2026, duke bërë që përllogaritja e përfitimeve të jetë më e harmonizuar me kontributet individuale.

Sistemi aktual i pensioneve, i reformuar në vitin 2014, bazohet në një pension bazë dhe një shtesë prej 1% për çdo vit sigurimi, i shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar.

Exit mobile version