Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bora Zemani shkëlqen me një paraqitje elegante, e kuqja i shkon perfekt

    Botërori 2026/ FIFA nis hetim për përleshjen pas finales Spanjë-Argjentinë

    Rama kundër kritikëve të Paketës së Maleve: Pas profileve false qëndron opozita

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pengmarrje dhe të shtëna në Turqi, shoferi hero i taksisë çarmatos autorin gjatë ndjekjes me policinë

    May 11, 2026

    Një ngjarje e pazakontë, me skena që ngjanin me film aksion, është regjistruar në Gaziantep, ku një shofer taksie arriti të neutralizojë një pengmarrës të armatosur gjatë një ndjekjeje dramatike me policinë.

    Sipas mediave turke, 31-vjeçari Semih T., së bashku me një grua 36-vjeçare të identifikuar si Gulbahar G., që dyshohet të ishte partnerja e tij, morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e një pushke gjahu dhe u larguan me automjetin.

    Pas njoftimeve nga qytetarët, policia nisi menjëherë ndjekjen e taksisë. Autorët refuzuan të ndalonin dhe ndjekja vazhdoi nga zona Araban deri në hyrje të qytetit, në lagjen Sehitkamil.

    Situata u tensionua edhe më shumë kur 31-vjeçari hapi zjarr nga brenda automjetit ndaj forcave të policisë gjatë ndjekjes.

    Gjatë gjithë kohës, shoferi i taksisë, 58-vjeçari Ramazan Y., mbahej peng dhe detyrohej të drejtonte automjetin sipas urdhrave të autorit. Në një moment vendimtar, ndërsa pengmarrësi po qëllonte nga dritarja drejt policisë, shoferi përfitoi nga hutimi i tij, i rrëmbeu armën dhe arriti ta çarmatosë.

    Gaziantep’te taksiciyi kaçırdığı iddia edilen bir şüpheliye, sürücünün acil durum butonuna basmasının ardından polis ekipleri dakikalar içinde müdahale etti.

    Taksinin camından polisimize ateş eden şahıs, polis ekipleri tarafından etkisiz hale getirildi. pic.twitter.com/SXT9EjXoIE

    — Bulvar Medya (@Bulvarpress) May 10, 2026

    Menjëherë pas kësaj, policia ndërhyri duke rrethuar automjetin dhe arrestoi si autorin 31-vjeçar, ashtu edhe gruan që ndodhej me të në taksi.

    🇹🇷 In Turkey, a taxi driver heroically disarmed a heavily armed criminal who was holding him hostage

    In the city of Gaziantep, a couple hijacked a 58-year-old taxi driver at gunpoint using a pump-action shotgun.

    During the chase, the suspect fired at police officers from… pic.twitter.com/SI7GIZBaOx

    — Visegrád 24 (@visegrad24) May 11, 2026

    Shoferi hero mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qytetarë të tmerruar që largohen nga makinat për t’u mbrojtur nga të shtënat dhe dhjetëra efektivë policie që bllokojnë zonën për neutralizimin e autorëve.

    Dy të arrestuarit janë shoqëruar në komisariat, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

    autorin pengmarrje turqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bora Zemani shkëlqen me një paraqitje elegante, e kuqja i shkon perfekt

    July 21, 2026

    Botërori 2026/ FIFA nis hetim për përleshjen pas finales Spanjë-Argjentinë

    July 21, 2026

    Rama kundër kritikëve të Paketës së Maleve: Pas profileve false qëndron opozita

    July 21, 2026

    Shënohet viktima e parë nga moti i keq në Kosovë, dy persona të tjerë të plagosur

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.