Site icon Informohu siç duhet

Pengmarrja në Tiranë/ Nga lidhja e fshehtë te skenari i dhunshëm, si u organizua rrëmbimi i 27-vjeçarit, roli i dy vajzavve

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi rastin e marrjes peng dhe dhunimit të një 27-vjeçari në Tiranë, ku tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre dy vajza. Personat në kërkim janë Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj.

Sipas hetimeve, Suate Cenoaliaj kishte pasur një lidhje paralele, si me viktimën, ashtu edhe me Lusian Kimzën, i cili konsiderohet ideatori i skemës së pengmarrjes. Kur Kimza dyshoi se partnerja e tij komunikonte me 27-vjeçarin, ai ra dakord me të që t’i bënin presion viktimës për t’i marrë para.

Në këtë plan u përfshi edhe Monika Marku, e cila e kontaktoi 27-vjeçarin dhe caktoi me të një takim për kafe. Të rinjtë kishin marrë më herët me qira një apartament në Airbnb, vend ku Monika e çoi viktimën. Në momentin që ata hynë brenda, nga tualeti dolën bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët e dhunuan dhe i kërkuan 5 mijë euro.

Viktima u mbajt aty për disa orë, më pas u detyrua të shkonte në banesë për të marrë shumën dhe ua dorëzoi autorëve. Grupi kërkoi edhe 5 mijë euro të tjera, duke e shantazhuar dhe kërcënuar.

Pas dhunimit, 27-vjeçari u paraqit në spital për trajtim, ku mjekët njoftuan policinë. Deklarimet e tij çuan në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dorëzimi i dytë i shumës së parave u krye nën monitorimin e policisë për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Hetimet vijojnë për kapjen e tre personave ende në kërkim.

Exit mobile version