Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, pjesëmarrja e deputetëve socialistë në seancat e fundit të Kuvendit ka qenë dukshëm e ulët. Ky shqetësim është ngritur nga Niko Peleshi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku ai ka kërkuar angazhim më të madh nga deputetët për të garantuar vijimësinë e punës legjislative.
Burime pranë mbledhjes bëjnë me dije se Peleshi ka paralajmëruar se mungesat e vazhdueshme kanë krijuar vështirësi për shumicën, duke rrezikuar miratimin e disa projektligjeve për shkak të mungesës së kuorumit.
Ai ka përmendur edhe një rast konkret të një deputeti që aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që, sipas tij, ka deklaruar se nuk do të angazhohet më aktivisht deri në përfundim të mandatit, pa dhënë megjithatë emra të përveçëm.

