Site icon Informohu siç duhet

PD 6 milionë dollarë lobim me kompaninë e njerëzve të Trump, SPAK nis hetimet

PD 6 milionë dollarë lobim me kompaninë e njerëzve të Trump, SPAK nis hetimet

SPAK ka nisur hetimet pas publikimit të kontratës së PD me kompaninë amerikane ‘Continental Strategy”, e zotëruar nga njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

Hetimi ka nisur kryesisht pas publikimit të kontratës në media.

Një ditë më parë u publikua kontrata, që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka me garantor shqiptaro-amerikanin Nuredin Seci, në të cilën njoftohej se PD do t’i paguajë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite. PD ka parapaguar 750 mijë dollarë ndërsa pjesën tjetër do ta paguajë me 250 mijë dollarë në muaj për një periudhë dy vjeçare.

Garantori i kontratës së majme është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në Neë York dhe rezulton si alpinist. Kontratën e ka firmosur sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, dhe ish këshilltarit të presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të ‘Continental Strategy’.

Exit mobile version