Site icon Informohu siç duhet

“Patronazhistë” dhe përdorimi i administratës në zgjedhje/ Çela: Kemi marrë masa, disa hetime janë në vijim

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, këtë të hënë të 27 Tetorit ka raportuar në Kuvend në lidhje me punën e bërë nga institucioni që ai drejton gjatë vitit 2024.

Pyetja e parë të cilës Çela iu përgjigj ishte ajo nga nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, lidhur me krimin elektoral dhe përdorimin e administratës në fushatën zgjedhore për 11 majin, fakt që sipas Gjekmarkajt është evidentuar edhe në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR të publikuar pak ditë më parë.

Çela u shpreh se në lidhje me krimet zgjedhore janë marrë disa masa, ndërsa disa hetime janë ende në vijim./Radar.al 

Exit mobile version