Kohët e fundit një nga çiftet e preferuara të publikut shqiptar u përfol për një ndarje, bëhet fjalë për Romeo Veshaj dhe Heidi Baci. Aludimet u përforcuan më tej pasi asnjë foto e re e çiftit nuk është postuar kohët e fundit në rrjetet e tyre sociale.
Por veprimi i fundit i aktorit të humorit në profilin e tij në Instagram mund të jetë deçiziv për çiftin pasi ky i fundit ka fshirë të gjitha fotot, përfshirë këtu dhe ato me Heidin.
Veprimi I aktorit erdhi menjëherë pas emisionit të “Goca dhe gra”, përgjatë së cilit Heidi lexoi një poezi, e cila fliste për lëndim ndjenjash.
Pavarësisht kësaj, mbetet e paqartë nëse fshirja e fotove nga Romeo lidhet me poezinë e Heidit, pasi çifti vazhdon të ndjekë njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Madje Heidi vazhdon t’i ruajë fotot e tyre në profilin e saj.
Ndërkohë ju kujtojmë se së fundmi është përfolur se Romeo e ka hedhur pas krahëve marrëdhënien me Heidin dhe ka nisur një njohje të re me një vajzë ende të panjohur për publikun.

LEXO EDHE:
Zbulohet orari! Heidi dhe Romeo takim në ekran në të njëjtën ditë
‘Më duhet kohë…’/ Romeo Veshaj në gjendje të ‘rënduar’ pas ndarjes nga Heidi