Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Mariglen Gjonaj, për të cilin mendohet se i mori jetën i riu i identifikuar si Kristajn Cenaj.
Së fundmi familja e autorit të dyshuar për vrasjen dhe groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Fushe-Kuqe të Kurbinit ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Babai i tij është shprehur se Kristjani është i pafajshëm dhe është dënuar pa prova.
“Djali im është dënuar pa prova. Prokuroria e Gjykata ma ka dënuar pa prova. I kam bërë letër prokurorisë, KLGJ, kanë dënuar,”-tha Tonin Cenaj për “Report TV”.
Tonin Cenaj tha se ai po ashtu ka kontaktuar me familjen e Gjonaj në lidhje me këtë çështje dhe të veprojnë në bazë të zakonëve, ku të betohen në kishë për pafajsinë.
Ai iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë së të gjejnë vrasësin e vërtetë të 16-vjeçarit.
Po ashtu edhe avokati i Kristjan Cenaj, Edmond Buna tha se klienti i tij u tregua i gatshëm të punojë me drejtësinë për të gjetur provat. Ai tha se nuk ka asnjë provë që të tregojë se vrasësi është 32-vjeçari.
Ju kujtojmë se Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm në korrik Kristjan Cenajn. Ky i fundit akuzohet për vrasjen makabre të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në vitin 2015.

