Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ikonë shqiptare, Parashqevi Simakun.
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani përmes një videoje të publikuar në rrjet na ka zbuluar se ikona e muzikës shqiptare, Parashqevia tashmë është bërë me një shtëpi të re.
Pjesë nga biseda:
Eltoni: Si ndihesh Parashqevi tek shtëpia e re, që sapo hyre sot, me Inën?
Parashqevia: Sapo luajtëm këngën e Flamur Shehut “Gëzimi i shtëpisë së re”. Por gëzimim më të madh e kam që më ka ardhur mbesa, Ina. Që e vogël ka qenë një mrekulli për famljen tonë, Simaku. Nënën e ka nga Elbasani, babai është vëllai im i madh, Arben Simaku, që është kuzhinier në Shqipëri dhe ajo punon recepsioniste në Francë.
Eltoni: Bukurirat! Jeni shumë të bukura të dyja, sa të ngjashme jeni! Më bëhet shumë qejfi që rrugëtimi ynë, se po flas unë tani…Jam i kënaqur që ia arritëm kësaj dite: Parashqevia është shumë mirë. Siç e shihni, është e lumtur, e qeshur, e rikthyer totalisht në jetë, së bashku me Inën. Tani do kalojmë disa ditë të bukura, besoj nja dy javë. Dua të falenderoj Elvirën, veten nuk po e përfshij. Të gjithë ata që na ndihmuan. Një vit shtëpia është e paguar.
Parashqevia: Është si një hotel me 10 yje, jo me 5.
Eltoni: Me shumë dashuri, mbi të gjitha.
Parashqevia: Na duket vetja sikur jemi në një hotel madheshtor.


