Valës së dorëheqjeve në pushtetin vendor i është shtuar edhe Bashkia Maliq, ku katër administratorë të njësive administrative kanë lënë postet e tyre. Lëvizja vjen në vazhdën e largimeve që kanë ndodhur më herët në bashkitë e Korçës, Devollit dhe Kolonjës.
Sipas burimeve zyrtare, aktualisht nuk ka nisur ende ndonjë proces i ngjashëm për nënkryetarët e Bashkisë Maliq, ndërsa drejtuesit e drejtorive nuk kanë shënuar ndryshime.
Këto dorëheqje janë pjesë e një vale të re spastrimesh dhe rivlerësimesh në administratën vendore, të iniciuar nga kryeministri Edi Rama, i cili në një takim me kryebashkiakët në Durrës kërkoi zëvendësimin e të gjithë kryetarëve të Njësive Administrative në rang kombëtar.


