Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mos harroni çadrat, priten reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Pas turizmit, tatimet paralajmërojnë kontrolle për formalizimin e tregut në bujqësi e blegtori

    July 8, 2025

    Administrata Tatimore ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese që synon tregtarët e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me synimin për të garantuar formalizimin e aktivitetit të tyre, për të rritur sigurinë ushqimore dhe për të mbrojtur konsumatorët.

    Gjatë dy javëve të para, kjo nismë do të fokusohet në sensibilizimin e tatimpaguesve, ndërsa më pas do të pasojë faza e inspektimeve në terren nga një Task-Forcë e dedikuar, e përbërë nga inspektorë të Hetimit Tatimor dhe të monitorimit. Kontrolli do të fokusohet tek zbatimi i detyrimit për shoqërimin e çdo produkti me faturë tatimore të fiskalizuar.

    Sipas Ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, çdo tatimpagues që tregton produkte bujqësore ose blegtorale është i detyruar:

    1. Të ketë për çdo produkt që disponon një faturë të fiskalizuar të blerjes, ku të identifikohet qartë shitësi dhe origjina e produktit;

    2. Të lëshojë faturë të fiskalizuar për çdo shitje ndaj konsumatorit final, me emërtimin dhe çmimin e saktë të artikullit.

    Pas mbylljes së fazës informuese, Task-Forca do të intensifikojë kontrollet në tregje dhe pika shitjeje, për të verifikuar zbatimin e këtyre detyrimeve. Administrata Tatimore rikujton se mosrespektimi i rregullave do të sjellë penalitete sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Ndërkohë, paralelisht po vijon edhe fushata për deklarimin real të të ardhurave nga subjektet që operojnë në sektorin e turizmit: shërbime plazhi, bare e restorante, struktura akomoduese, qiradhënie mjetesh dhe transport ndërqytetas. Duke e cilësuar këtë si një ndër sektorët më të riskuar për evazion, Tatimet kanë hartuar një plan operacional për sezonin turistik 2025, i cili përfshin masa të shtuara kontrolli dhe këshillimi për bizneset në këtë fushë.

    Pjesë e këtij operacioni është edhe monitorimi i të ardhurave nga aktivitetet në rrjetet sociale. Administrata ka identifikuar rreth 100 individë të dyshuar për mosdeklarim të të ardhurave të përfituara përmes platformave si META, Facebook, Google apo YouTube. Sipas të dhënave të mbledhura nga llogaritë bankare, shuma totale e padeklaruar kap vlerën e 33 milionë eurove. Tatimpaguesit e përfshirë kanë afat për deklarimin e këtyre të ardhurave deri më 1 prill 2025.

     

    Administrata Tatimore bujqesi formalizim kontrolle
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mos harroni çadrat, priten reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

    November 9, 2025

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    November 8, 2025

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    November 8, 2025

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.