Site icon Informohu siç duhet

Pas shuplakës që i dha Gjestit, Joz Marku shfaqet në ring boksi

Pas shuplakës që i dha Gjestit, Joz Marku shfaqet në ring boksi

Incidenti i ndodhur gjatë transmetimit live të prime-t të “BBVA4”, ku Joz Marku përpara se të linte shtëpinë e Big Brotherit, goditi me shuplakë Gjestin, vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Pas ndodhisë që shokoi të gjithë banorët e shtëpisë si dhe publikun shqiptar, kurioziteti ka qenë i madh për të zbuluar se: Çfarë po ndodh me Jozin? Ku qëndron ai?

Mirëpo në rrjet, pas incidentit të ndodhur, kanë qarkulluar disa video ku Jozi shfaqet në një gjendje të mirë shëndetësore dhe emocionale.

I qeshur dhe në prezencën e shoqëirsë së tij, së fundmi mësohet se Jozi është parë pranë një ringu boksi.

Talenti dhe dëshira e këngëtarit shqiptar për aktivitete fizike si palestër apo boks, është goxha e madhe, e këtë e ka dëshmuar më së miri.

Sakaq këto video janë pasuar me reagime të shumta, ndër to negative por ka patur dhe pozitive pasi disa prej njerëzve e kanë përkrahur Jozin për gjestin e pahijshëm që ai bëri në “BBVA4”.

Kujtojmë se Loredana pas kësaj ngjarje u shpreh se nga disa biseda të zhvilluara me Jozin, ky i fundit është në një gjendje të rënduar emocionale. Por në fakt videot që po bëjnë xhiron e rrjetit dëshmojnë të kundërtën.

A do i kërkojë Jozi sërish falje Gjestit për “gabimin” e bërë, nëse ai e quan si të tillë? Kjo nuk dihet akoma. Përgatiti Radar.al

VIDEO

 

Exit mobile version