Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në Borsh, Himarë, ku një debat mes disa personave degjeneroi në përdorim arme zjarri.
Sipas policisë, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, pas një konflikti fizik me E. V., 55 vjeç, është larguar nga lokali dhe është rikthyer me një armë automatike, me të cilën ka qëlluar drejt një automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga E. Sh., 33 vjeç, duke e plagosur në shpatull dhe në këmbë. Viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori u arrestua në flagrancë për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Policia ka shpallur në kërkim E. V., për “Dëmtime të tjera me dashje”. Në vendngjarje u sekuestruan katër gëzhoja dhe një krehër fishekësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme hetimore.

