Site icon Informohu siç duhet

Pas SHBA dhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë dhe 2 shtete të tjera

Pas SHBA dhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë dhe 2 shtete të tjera

TIRANË– Shqipëria pas përballjes me pezullimin e fondeve nga SHBA, ka marrë sot lajmin për një ndërprerje të ndihmave për Shqipërinë.

Ministria e Jashtme e Zvicrës ka njoftuar se qeveria ka vendosur të ndërpresë programet e ndihmave për zhvillim, që prekin tre vende, Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian.

Kjo, pasi parlamenti zviceran vendosi të miratojë më pak fonde për ndihmën e huaj sesa kishte kërkuar qeveria.

Agjencia “Sëiss Info” raporton se Parlamenti ka shkurtuar 110 milionë Franga zvicerane nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë Franga zvicerane nga plani financiar për vitet 2026 deri në 2028.

Këshilli Federal Zviceran tha se Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ose SDC, do të heqë dorë nga programet e saj dypalëshe të zhvillimit në Bangladesh, Shqipëri dhe Zambi deri në vitin 2028./Radar.al

Urdhri i Trump ‘godet’ dhe Shqipërinë, ndërpriten financimet për dhjetra ministri e institucione, edhe SPAK e GJKKO

 

Exit mobile version