Pas renditjes së emrit të një ndër biznesmenëve më me peshë në Shqipëri por jo vetëm, Samir Manes, një tjetër shqiptar renditet në listën e Forbes, duke përfaqësuar bizneset e vogla.
Bëhet fjalë për të riun, Fabian Kamberi, i cili është bashkëthemelues i kompanisë SLAY, një start-up që përdor teknologjinë më të re të inteligjencës artificiale AI për rrjetet sociale dhe për të gjithë të apasionuarit pas lojërave si Fortnite, CS:GO e shumë lojëra të tjera kompjuterike.
Prestigjozja Forbes, bën me dije se kjo kompani e re ka më shumë se 20 milionë dollarë investim nga Accel Ventures, Scooter Braun, Riccardo Zacconi, Harry Stebbings dhe Scott Belsky, kompani këto që ndihmojnë në zhvillimin e start-upeve të reja siç është SLAY e Fabianit.