Site icon Informohu siç duhet

Pas rekordit kombëtar, rrëfehet Luiza Gega: Njerëzit që bëjnë tifo të japin forcë

Pas rekordit kombëtar, rrëfehet Luiza Gega: Njerëzit që bëjnë tifo të japin forcë

Luiza Gega shënoi një sukses të jashtëzakonshëm në Maratonën e Tiranës, duke arritur kështu një rekord kombëtar në këtë edicion të tetë të garës.

Përgjatë një interviste të shkurtër ajo shprehu emocionet e saj pas përfundimit të garës, duke theksuar se ishte një sfidë e dyfishtë për të, sepse ditëve të fundit kishte përjetuar një grip të fortë.

“Kam nisur me frikë, sepse nuk e dija se sa do të arrija të mbaja. Kur vijnë kilometrat e fundit, trupi pëson një shok. Të vraposh në Tiranë është një kënaqësi më vete. Njerëzit që të urojnë rrugës dhe bëjnë tifo për ty, të japin një forcë që ti nuk mendon se e ke”, tha Gega.

Gega, e cila ka marrë pjesë në këtë maratonë për të tetin vit, theksoi rëndësinë e komunitetit që e përkrahin në sport.

“Kam njerëz që më mbështesin në atë që bëj. Kjo maratonë është ndryshe nga çdo garë që bëj”, tha ajo.

 

Exit mobile version