Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Pas protestës së opozitës reagon Veliaj: Ata që djegin flamurin kombëtar, do dënohen me…

    July 12, 2024
    Pas protestës së opozitës reagon Veliaj: Ata që djegin flamurin kombëtar, do dënohen me...

    Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka shikuar nga afër punimet për bllokun e banimit që kufizohet nga rrugët “Teodor Keko”, “Tom Plezha”, “Mikel Maruli” dhe “Loni Ligori”.

    Gjithashtu Veliaj komentoi edhe pamjet e shëmtuara të protestës së opozitës që u mbajt ditën e djeshme, kur u dogj me molotovë flamurin kombëtar.

    “E kuptoj kur ke ambicie për të kandiduar dhe shkon nga humbja në humbje me energji të jashtëzakonshme, siç ndodh me kundërshtarët tanë, por ta kthesh këtë ambicie në një produkt pune, ku digjet dhe përdhunohet simboli kombëtar, ku digjet flamuri kombëtar, ku digjen institucionet, që janë monument kulture, kjo s’ka kuptim. As kryeministria e as bashkia nuk janë godina personale, janë monumente kulture, që do i shërbejnë çdo qeverie dhe çdo bashkie që do të shërbejë aty. Kur shkon dhe djeg bashkinë, kryeministrinë, flamurin, tregon se je komplet jo dinjitoz për t’u konsideruar si një ofertë serioze”, tha ai.

    Veliaj tha se punët bëhen për të gjithë njësoj, pa i ndarë njerëzit në të majtë apo të djathtë. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që, ata që djegin flamurin, ata që djegin goma, ata që e lanë Astirin pa një gramë asfalt, pa një shkollë, pa një kopësht, pa një çerdhe, me ndërtime kaotike, me një komunë të dalë jashtë kontrolli, me hipoteka dhe legalizime të papërfunduara, me pallate që ishin disfunksionale, t’i dënojnë përsëri në zgjedhjet e ardhshme.

    “Jam i bindur se forca e madhe qytetare, djegësve të gomave, të ndërtesave dhe të flamujve, do t’u japë një përgjigje spektakolare. Ne do të shkojmë të mobilizuar me pjesën e shëndoshë të shoqërisë, me pjesën që do të mësojë, që do të punojë, që do rend, që do ligj, që do pastërti, që do hijeshi, që do gjelbërim. Kjo është pjesa e shëndoshë. Kjo është shumica e heshtur e popullit që, edhe herën e fundit me 60 mijë vota, por edhe në çdo hapësirë tjetër, del në votime dhe thotë: ‘Unë dua që gjërat të ecin përpara, jo djegie flamujsh, jo djegie gomash, jo djegie institucionesh’. Për të gjithë ata njerëz që kanë besim na duhet që ta kalojmë verën në punë, që të bëjmë diferencën mes atyre që djegin, se duan të kapin shtëpitë e tyre në Lalëz dhe atyre që punojnë përditë, përditë, përditë. Se është verë, se është dimër, se është e shtunë, se është diel, duhet t’i çojmë gjërat përpara”, nënvizoi ai.

    Për investimin në zonën e Astirit, Veliaj shtoi se deri tani është rehabilituar dhe urbanizuar 2/3 e njësisë. “Me bashkëpunimin e qytetarëve, me lirimin e rrugëve dhe korsive gjatë kohës që ata janë në plazh, ne do të kemi mundësi të urbanizojmë totalisht blloqet ku jemi duke punuar, që kur të kthehen në fund të gushtit nga pushimet, ta gjejnë situatën të transformuar. Kemi marrë disa hapësira me qira për çerdhe dhe për kopshte”, tha Veliaj.

    Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës po kujdeset që, jo vetëm të shtrohen rrugët, edhe në lagjen më periferike të qytetit, por edhe të zbatohet ligji sa i përket legalizimeve. “Erdhi urbanistika, erdhi ndriçimi LED, erdhi gjelbërimi, erdhi trotuari, erdhi korsia e biçikletave, erdhi pastrimi, tani të vijë edhe hipoteka, edhe letrat, për një shtëpi dinjitoze, që mesa më rezulton nga të gjitha imobiliaret me të cilët kemi folur tek Astiri, vetëm mbasi mbaron projekti, ose sa fillon asfalti, vlera e apartamenteve rritet me 30%. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme!”, përfundoi Veliaj.

    Erion Veliaj Kryetari i Bashkisë së Tiranës protesta e opozites
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    July 16, 2025

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    July 16, 2025

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    July 16, 2025

    Rinovim i zemrës dhe historisë: Lamine Yamal firmos me Barcelonën deri në 2031, dorë për dore me gjyshen

    July 16, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi July 15, 2025

    Salmon i përpunuar e paketuar në Serbi rezulton me Listeria, tërhiqet nga marketet DeSpar

    Rrjeti i supermarketeve Despar ka tërhequr të gjitha seritë dhe datat e skadimit të salmonit…

    Qendra ALERT ngre alarmin: Fileto, kofshë dhe krah pule në një Big Market në Tiranë, pa asnjë etiketë

    Skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

    Kredi të shtrenjta, fitime të mëdha: Institucionet jobanka përfitojnë 58 milionë euro në 2024

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 Korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin, horoskopi për sot, 15 korrik 2025

    “Koha ideale për fillime të reja”/ Horoskopi javor, njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.