Princi Harry ka mbërritur në Clarence House, ku zhvilloi një takim me babain e tij, Mbretin Charles – takimi i tyre i parë pas më shumë se një viti.
Dyshja ishin parë për herë të fundit në shkurt 2024, kur Duka i Sussex udhëtoi drejt Londrës pasi monarku njoftoi se po i nënshtrohej trajtimit për kancer.
Gjatë qëndrimit aktual katër-ditor në Mbretërinë e Bashkuar, Harry ka marrë pjesë në disa aktivitete. Të mërkurën ai vizitoi Qendrën për Studime të Lëndimeve nga Shpërthimet në Imperial College London, ndërsa më herët kishte vendosur lule në varrin e Mbretëreshës Elizabeth II, për të shënuar trevjetorin e ndarjes së saj nga jeta.
Mbretit Charles, 76 vjeç, iu desh të kthehej në Londër nga rezidenca e Balmoral, ku kishte kaluar pushimet verore, për t’u takuar me të birin.

