Dy ditë pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës për plagosje të rëndë, është vënë në pranga reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Noizy u shpall në kërkim nga policia pasi ai në bashkëpunim me disa persona të grupit të tij rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.
Rigels Rajku, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës në zonën e Kunes në Shëngjin.
Sipas burimeve, reperi u ndalua nga një postobllok policie, teksa po përgatitej për të performuar në një klub nate.
Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka shpallur në kërkim edhe DJ e reperit Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax si dhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

