Si kurrë më parë influencerja e njohur Genta Gjalpi ka vendosur që të na zbulojë partnerin e saj.
Nëpërmjet një fotoje të publikuar së fundmi në Instastoryn e saj, Genta shfaqet krah tij buzë bregdetit.
Një brun i gjatë e i shëndetshëm, kaq arrihet të dallohet nga fotoja e publikuar në rrjet.
Influencerja befasoi me hapin e ndërmarrë sepse ajo vendosi që të bënte publik se kush është partneri i saj në një moment kur mediat gumëzhijnë me lajme ndaj marrëdhënies së tyre.
Për shkak të një incidenti të ndodhur me vajzën e partnerit u përfol shumë se Genta mund të ishte ndarë nga i fejuari, por në fakt postimet e saj dëshmojnë të kundërtën./ Radar.al
LEXO EDHE: