Informohu siç duhet

Pas incidentit me Gjestin, Jozefin Marku bën veprimin e papritur

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram, pas zhurmës së krijuar nga incidenti me Gjestin.

Të shtunën, gjatë daljes nga shtëpia si i eliminuari i radhës, ai e goditi me shuplakë konkurrentin tjetër.

Ngjarja u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa Marku u shoqërua nga policia dhe u lirua një ditë më pas, duke deklaruar se ishte provokuar vazhdimisht nga Gjesti.

Por sot duket se Jozi ka ndërmarrë vendimin për të mbyllur llogarinë, me sa duket nga mesazhet apo dhe presioni publik.

Exit mobile version