Site icon Informohu siç duhet

Pas humbjes me Gjeorgjinë, Albano Bogdo flet pa doreza: Silvinjo është idiot komplet, trajner pa eksperiencë

Pas humbjes me Gjeorgjinë, Albano Bogdo flet pa doreza: Silvinjo është idiot komplet, trajner pa eksperiencë

Aktori i njohur shqiptar,  Albano Bogdo analizoi mbrëmjen e djeshme performancën e trajnerit të kombëtares përgjatë “Euro 2024”.

Ai u shpreh se Silvinjo është një trajner pa eksperiencë.

Sipas Albanos në Europian nuk duhet të mungonte futbollisti Sokol Cikalleshi, teksa u shpreh se edhe golat fantastikë të Asanit janë si pasojë e ndihmës së madhe që i jep në fushë Cikalleshi.

“Në Amerikë ka 35 sporte të tjera më të rëndësishme se sa futbolli. Të gjithë futbollistët janë më të paguar se sa Ronaldo. Silvinjo është një trajner idiot komplet, nuk ka fituar kurrë asgjë dhe nuk ka eksperiencë. Shkon në Europian dhe nuk thërret Sokol Cikalleshin. Golat që ka bërë Jasir Asani nga jashtë zonës merri shikoi dhe kanë ardhur si pasoje sepse Cikalleshi vrapon pa top dhe merr dy qëndër mbrojtësit me vete. Asani del bosh dhe godet portën. Broja ka luajtur a ska luajtur 5 ndeshje se ka qenë i dëmtuar ose 10 maksimumi”, u shpreh Albano Bogdo.

Exit mobile version