Modelja e njohur braziliane, e identifikuar si Adriana Vieira, 31 vjeçe, u gjet e pajetë në ujë pasi kishte marrë pjesë në festën e jahtit të një reperi në Miami.
Në një momenet pas festës mendohet se modelja kishte hyrë në ujë për të notuar në gjirin e Miami, përpara se të gjendej trupi i pajetë.
Mediat braziliane bëjnë me dije se ajo ishte nënë e një fëmije gjashtë-vjeçar, për të cilin në ditët që modelja ishte në udhëtim për fëmijën kujdesej një dado.
Adriana, nga Sao Paulo, u zhvendos në Florida me bashkëshortin rreth dy vite më parë dhe shpesh postonin në rrjet mënyrën e tyre të jetesës.
Bashkëshorti i saj i identifikuar si Roberto Tesario, ishte kthyer më herët në Brazil duke lënë Adriana të rriste e vetme fëmijën.
Trupi i Adriana, e cila njihej në rrjetet sociale si ‘LadyRichForever’, po mbahet për autopsinë nga mjekësia ligjore teksa policia heton mbi shkaqet e rrethanat e vdekjes së pashpjeguar.
Nëna e saj Antonia de Lourdes Vieira tha për mediat braziliane: “Dua të hetohet vdekja e vajzës time dhe kërkoj ndihmë për kthimin e trupit në atdhe. Nuk dua që ta varrosin atje në varrezat e të varfërve”./ TheSun

