Orët e fundit të merkatos pritet të sjellin disa zhvillime te Milani. Dy largime janë thuajse të sigurt. Bëhet fjalë për Musah që pritet të kalojë sezonin tek Atalanta, ndërsa Aleks Himenez në Premier Ligë.
Nuk do të ketë vetëm largime në ditën e fundit të merkatos. Igli Tare po punon për finalizimin e afrimit të Adrien Rabiot.
Rabiot është një dëshirë e trajnerit Alegri. Marseja nuk po heq dorë nga shifra 20 milionë euro që kërkon.
Dhe pse shfaqet si një operacion i ndërlikuar, finalizimi i tij me sukses nuk do të ishte çudi. Për më tepër pasi shikohet si nevojë në skuadër./PanoramaSport


