Pas dy dekadash dominimi në fushën e komunikimit, platforma legjendare Skype ka shënuar fundin e rrugëtimit të saj. Microsoft ka bërë të ditur se përdoruesit ekzistues do të mund të kalojnë në Microsoft Teams, duke ruajtur të dhënat e tyre si kontaktet dhe historikun e bisedave.
Arsyetimi zyrtar i Microsoft për këtë hap është përmirësimi i mundësive të komunikimit falas dhe përshtatja me nevojat e reja të klientëve. Për ata që dëshirojnë të ruajnë të dhënat e Skype, do të kenë mundësinë t’i eksportojnë deri në janar 2026, pas së cilës ato do të fshihen përgjithmonë.