Danimarka ka njoftuar blerjen e 16 avionëve të rinj luftarakë amerikanë F-35, në kuadër të forcimit të kapaciteteve të saj mbrojtëse pas incidentit të fundit me një dron të paidentifikuar që hyri në hapësirën ajrore të vendit.
“Ne kemi arritur një marrëveshje politike për të blerë 16 avionë shtesë F-35, për të siguruar që të kemi më shumë avionë operacionalë në të ardhmen,” deklaroi ministri danez i Mbrojtjes, Trollis Lund Poulsen, gjatë një konference për shtyp.
Me këtë kontratë, flota daneze e avionëve F-35 do të arrijë në 43 njësi, me një vlerë totale prej 3.88 miliardë eurosh.
“Blerja e re do të përmirësojë ndjeshëm aftësinë tonë luftarake dhe do të forcojë parandalimin dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s,” theksoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Mikael Hildgaard.
Përveç avionëve, Danimarka do të investojë 2.1 miliardë krona (rreth 281 milionë euro) në sisteme kundër dronëve, një hap që vjen pas incidentit të pazakontë ajror që ngriti shqetësime për sigurinë kombëtare.


