Pasi lajmi i papritur se ai është prekur nga një sëmundje e rëndë që i rrezikon jetën bëri bujë në rrjet, ish-presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë situatë.
Nëpërmjet një postimi të një fotoje ku ai shfaqet krahas me bashkëshorten, Jill Biden, shprehu mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë së fundmi.
“Unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë atëherë kur jemi thyer”, shkruante ai.
Ndërsa më tej shtoi: Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë atëherë kur jemi thyer. Faleminderit që na mbështesni me dashuri dhe përkrahje.